Plan strategjik pėr ta shpėnė pėrpara mėsimdhėnien shkollore tė Esperantos

Grupi ndėrkombėtar i punės pėr ta shpėnė pėrpara mėsimdhėnien e Esperantos (ALIE)[*] u krijua nė maj 2006, me qėllim pėr ta shpėnė pėrpara mėsimdhėnien shkollore tė Esperantos, sė pari nė Evropė, dhe mė pas- varėsisht nga pėrvojat e fituara- edhe nė tėrė botėn. Pėr kėtė qėllim bashkėpunojnė mėsues profesionistė dhe amatorė tė Esperantos me specialistė tė tjerė. Tė gjithė anėtarėt e Grupit tonė tė punės janė me tė drejta tė barabarta, tė gjithė janė vullnetarė, qė punojnė sipas forcave, talentit dhe aftėsive tė veta. Grupi ynė i punės nuk ka kryesi drejtuese, as kotiza anėtarėsie, as tė punėsuar me pagė. Pėr tė kryer detyra speciale janė formuar nėngrupe tė veēanta qė bashkėrenditen nga specialistėt.

Tė gjithė partnerėt bashkėpunues kanė tė drejtė tė modifikojnė planin strategjik nė atė masė qė e lejojnė modifikimin ligjet, mundėsitė dhe kushtet e vendit pėrkatės.

Qėllimet strategjike tė shkallės sė parė tė veprimtarisė sonė janė si vijon:

  1. Ne duhet tė arrijmė qė tė paktėn nė dy tė tretat e vendeve tė Bashkimit Evropian dhe atyre evropiane tė ketė minimumi 1-5 shkolla fillore, ku mėsohet Esperanto, si njė gjuhė urė e huaj qė duhet tė mėsohet dhe si njė lėndė mėsimore qė i zhvillon aftėsitė.

  2. Ne duhet tė arrijmė qė tė paktėn nė dy tė tretat e vendeve tė BE dhe evropiane tė ketė minimumi 1-5 shkolla tė mesme dhe/ose reparte pionjere skoltiste, organizata tė tjera rinore, ku Esperanto zbatohet si njė mjet relativisht i lehtė pėr pėrvetėsim pėr dialogun ndėrkulturor dhe shumėgjuhėsor.

  3. Ne duhet tė arrijmė qė tė paktėn nė njė tė tretėn e vendeve tė BE dhe evropiane tė ketė minimumi njė universitet ose shkollė e lartė, ku bėhet mėsimdhėnia e Esperantos.

  4. Ne duhet tė arrijmė qė tė paktėn nė njė tė katėrtėn e vendeve tė BE dhe evropiane tė ketė minimumi njė universitet ose shkollė e lartė, ku bėhet trejnimi i mėsuesve esperantistė.

  5. Ne duhet tė arrijmė qė shkollat fillore tė pėrmendura, ato tė mesme, repartet skoltiste, organizatat e tjera rinore, nė shkollat e larta dhe universitetet tė bashkėpunojnė ndėrmjet tyre aktivisht dhe nė mėnyrė krijuese.

Vetėm pas pėrmbushjes sė qėllimeve tė sipėrpėrmendura mund tė nisė shkalla e dytė e veprimtarisė sonė.

Pėr realizimin e planit tonė strategjik nevojiten kushtet e mėpsoshtėme:

  1. Shkollat fillore, ato tė mesme, repartet skoltiste/pionjere, organiztat e tjera rinore, shkollat e larta, universitetet qė janė gati tė merren me Esperanton
  2. Mėsuesit e gjuhės tė trejnuar edhe pėr mėsimdhėnien e Esperantos.
  3. Pasuesit besnikė tė motivuar.
  4. Mjetet financiare.
  5. Mbėshtetje apolitike.
  6. Bashkėpunimi ndėrkombėtar.
  7. Libra mėsimorė dhe mjete tė tjera ndėrkombėtarisht tė pėrdorshėm.

Propozimet tona pėr tė krijuar kushtet e sipėrpėrmendura

  1. — Nė dy-tre vitet e para tė shkollave fillore ne nuk propozojmė qė tė jepen mėsim gjuhė tė huaja. Kjo periudhė ėshtė e nevojshme pėr tė pėrvetėsuar aftėsitė bazė, pėrfshi gjuhėn amtare (dhe nė kėtė kėndimin, leximin, shkrimin, llogaritjet). Nė njė-tre vitet qė pasojnė propozojmė tė futet njė lėndė mėsimore speciale e mėsimit tė gjuhės pėr tė pėrgatitur sa mė mirė nxėnėsit nė pėrvetėsimin e mėtutjeshėm tė gjuhėve tė tjera. Pėr qėllimet e kėtij aftėsimi gjuhėsor ne konsiderojmė si mė tė udhės mėsimdhėnien e gjuhės-urė ndėrkombėtare: Esperanto, qė mundėson vetėdijėsimin e nxėnėsve pėr elementėt gjuhėsorė universalė dhe strukturat (e gjuhės amtare dhe tė gjuhėve tė tjera), qė u jep njė rast qė ta arrijnė me sukses shkathtėsitė bazė tė komunikimit nė njė gjuhė tė huaj tė mėsuar pėr sė pari.

    — Mė tej, rreth vitit tė 12-tė dhe 14-tė tė jetės ne propozojmė tė nisim tė nxėnit e njė ose dy gjuhėve kombėtare tė zgjedhura lirisht: njė "gjuhė tė pėlqyer" dhe njė "gjuhė me pėrhapje botėrore",- nė pėrputhje me raportin Maalouf tė pėrgatitur pėr Bashkimin Evropian. Falė vlerave tė Esperantos qė zhvillojnė aftėsitė e nxėnėsve gjatė tė nxėnit tė kėtyre tri gjuhėve deri nė provimin e maturės mund tė kursehet njė kohė afėrsisht sa njė vit pune. Nė kohėn e provimit tė maturės i riu mund tė kuptojė kėshtu- pėrveē gjuhės amtare- minimumi nė nivel mesatar edhe tre gjuhė tė huaja. Realizimi i kėtij propozimi nė njė masė tė madhe do tė ndihmonte nė ruajtjen e gjuhėve tė veēanta etnike. Paratė dhe koha e kursyer do pėrdoreshin pėr zhvillimin e aftėsive tė tjera tė neėvojshme.

    — Nė shkolla e mesme dhe nė repartet pionjere/skoltiste apo organizatat e tjera rinore ne propozojmė tė nxėnit e Esperantos si njė mjet relativisht i lehtė pėr t'u pėrvetėsuar pėr dialogun ndėrkulturor. Tė vendosin lidhje tė ndėrsjella, partneriteti me shkolla dhe organizata tė tjera evropiane dhe me nga njė jashtė evropiane. Njė bashkėpunim i tillė do mundėsojė qė nė fillim, qė veprimtaria jonė shkollore tė arrijė pak e nga pak tė gjithė vendet e tjera jashtė Evropės. Bashkėpunimi do bazohet nė shkėmbimin e informatave pėr trashėgimitė gjuhėsore, kulturore, gjeografike dhe historike tė vendeve pėrkatėse. Tė rinjtė- duke pėrdorur edhe "postėn tradicionale" dhe mjetet moderne tė teknologjisė sė informimit- do fitojnė miq nė vendet e jashtėme, do pėrjetojnė barazinė gjuhėsore, do kuptojnė, respektojnė dhe pranojnė ndryshimėsinė gjuhėsore dhe kulturore. Ata do mund tė bashkėpunojnė nė pėrgatitjen e ekspozitave tė pėrbashkėta, tė faqeve nė internet, tė konkurseve, videokonferencave, ndėrlidhjeve tė binjakėzimit dhe takimeve ndėrkombėtare. Ne i konsiderojmė veēanėrisht tė rėndėsishme takimet ndėrkombėtare tė tė rinjėve tė vendeve fqinjė me gjuhė tė ndryshme.

    — Nė universitetet dhe shkollat e larta ne rekomandojmė mėsimdhėnien e Esperantos si "njė gjuhė katalizator" pėr pėrvetėsimin e thesarit fjalor shkencor greko-latin dhe pėr rritjen e pėrdorimit mė efikas tė gjuhėve tė tjera.

  2. Trejnimi i mėsuesve tė esperantos ėshtė njė kusht i domosdoshėm. Ne duhet tė mbėshtesim ato universitete dhe shkolla tė larta, ku tashmė u jepet mėsim pedagogėve tė ardhėshėm tė Esperantos. Nė duhet tė nxisim studentėt e rinj tė gjuhėsisė, veē kėsaj edhe mėsuesit e gjuhės tė papunė dhe nė pension qė ta marrin Esperanton si njė specialitet tė ri. Tė gjithė ata lehtė dhe shpejt mund ta pėrvetėsojnė Esperanton deri nė nivelin e nevojshėm pėr ta dhėnė mėsim atė. Duhet tė theksojmė vlerėn e diplomave ndėrkombėtare pėr aftėsitė mėsimdhėnėse.

  3. Pėr ata qė kanė qejf tė mėsojnė- sipas mundėsisė- gjithnjė argumentoni pėrparėsitė praktike tė esperantos: njė thesar fjalor ndėrkombėatr, lehtėsim i tė nxėnit tė gjuhėve tė tjera, shfaqja nė rritje nė internet dhe nė Vikipedi, barazia gjuhėsore, etj.

  4. Pėr tė fituar bazėn financiare ne duhet tė marrim pjesė nė konkurset evropiane dhe kombėtare. Tė organizojmė njė pėrsosje tė mėtejshme tė anėtarėsisė tė grupit tonė tė punės lidhur me kėtė. Tė pėrvetėsojmė teknikėn e kėrkesave pėr subvensionime. Edhe dhuratat e personave privatė (pėr shėmbull nė formėn e mjeteve mėsimore, mbėshtetje e udhėtimeve pėr studime, etj) mund tė jenė me rėndėsi tė madhe. Pak e nga pak ne duhet tė sjellim nė mėsimdhėnien shkollore tė Esperantos edhe ndėrmarrjet private, shkollat private, pra kapitalin privat.

  5. Njė pjesė e rėndėsishme e veprimtarisė sonė duhet tė jetė edhe pėrftimi i mbėshtetjes politike. Ne duhet tė kujdesemi sa mė shumė pėr kontakte sa mė tė mira me politikanėt. Politikanėt, gazetarėt dhe personat e tjerė kyē tė bashkėsive tė ndryshme do na mbėshtesin vetėm kur ne do mund tė demonstrojmė rezultate konkrete. Asnjėherė tė mos harrojmė "ndikimin pozitiv tė bashkėveprimit tė shumė faktorėve". Sa mė shumė shkolla ta japin mėsim Esperanton, aq mė shumė shkolla do duan t'i imitojnė ato dhe aq mė shumė politikanė do deklarojnė qendrime pozitive ndaj Esperantos. Ne duhet t'i ftojmė politikanėt nė aktivitetet tona dhe t'i informojmė ata rregullisht pėr sukseset tona pak a shumė tė mėdha.

  6. Elementi mė i rėndėsishėm e veprimtarsiė sonė duhet ėt jetė bashkėpunimi ndėrkombėtar. Me ndihmė e Esperantos institucionet mėsimore dhe ndėrmarrjet mėsimore do mund tė komunikojnė dhe bashkėpunojnė. Ne duhet sistematikisht, nė mėnyrė efikase tė demonstrojmė pėrparėsitė e komunikimit nė gjuhėn Esperanto ndėrmjet shkollave fillore dhe tė mesme qė bashkėpunojnė, ndėrmjet organizatave rinore, shkollave tė larta dhe universiteteve.

  7. Ka tashmė libra mėsimi tė pėrdorshėm ndėrkombėtarisht si dhe mjete tė tjera mėsimore. Nga to komisioni i ILEI qė pėrbėhet nga mėsues me pėrvojė duhet tė zgjedhė mė tė pėrshtatshmit, si mjete mėsimore tė rekomandueshme.

Budapest, 30 qershor, 2008.


Planin strategjik e hartuan- mbi bazėn e ideve dhe propozimeve tė anėtarėsisė sė Grupit Ndėrkombėtar tė Punės pėr ta shpėnė pėrpara mėsimdhėnien e Esperantos nė shkolla (ALIE) dhe mbi bazėn e pėrvojave 40 vjeēare nė kuadėr tė veprimtarisė pėr Esperanton, Dr. Lajos Molnar dhe Dr. Julianna Farkas. U shprehim falenderimin tonė tė sinqertė tė gjithė revizorėve tė dashur:
D-ro Endre Dudich, S-ro Leo De Cooman, D-ro Renato Corsetti, D-rino Katalin Kovįts, S-ro Géza Kurucz, S-ro Istvįn Mészįros, S-ro József Németh, S-ro Radojica Petrović, D-ro Seįn ÓRiain, S-ro Mihai Trifoi.

 
Faqe nė internet qė propozohen:
http://www.edukado.net
http://www.esperanto.net
http://www.lernu.net
http://egalite.fw.hu
http://www.mondeto.com

Personi i kontaktit i Grupi ndėrkombėtar i punės pėr ta shpėnė pėrpara mėsimdhėnien e Esperantos (ALIE)
D-ro Lajos Molnįr
ludoviko@t-online.hu

Emri i listės sė diskutimit esperanto-en-lernejojn@googlegroups.com

[*] Plotėsimi u bė mė 16 shkurt 2009: deri nė shkurt 2009 emri i grupit ishte Grupi ndėrkombėtar i Punės "Lingvolanĉilo". Emri i ri ėshtė: Grupi ndėrkobėtar i punės pėr ta shpėnė pėrpara mėsimdhėnien e Esperantos nė shkolla, shkurt: Grupi Ndėrkombėtar ALIE

Emri dhe adresa elektronike e pėrkthyesit
Bardhyl Selimi
selimibardhyl@yahoo.com
bselimi@gmail.com
selimibardhyl@hotmail.com